IADK angazhon ekspertë ndërkombëtar për t'i ndihmuar përpunuesit e ushqimit në Kosovë

Organizata jonë ka kënaqësin të ndaj me të gjithë palët e interesuara njoftimin se ka angazhuar ekspertë të njohur në fushën e perpunimit të ushqimit për të mbajtur trajnime me tema të ndryshme të lidhura me sigurinë dhe cilësinë e ushqimit  dhe zhvillimin e produktit. Kjo iniciativë ka për qëllim të ngritë vetëdijen e bizneseve që mirren me përpunimin e ushqimit si dhe punonjësve të organizatës sonë në lidhje me teknologjitë e fundit dhe metodat e efektshme për ruajtjen dhe perpunimin e frutave dhe perimeve. E gjithë kjo falë angazhimit të IADK - Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë e cila është përkrahur nga USAID Kosovo Compete Activity në kuadër të projektit: “Rritja e zhvillimit të aftësive në sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë”


Ekspertët në fjalë janë:
- Nicolas Tsisios - Teknolog i ushqimit / Zhvillues i produkteve / ekspert i paketimit,- Fitues I
çmimeve ndërkombëtare prestigjioze te NPD në Mbretërinë e Bashkuar.
- Lisanne van der Kooi - Eksperte e specializuar në zhvillimin e produktit dhe procesit nga
koncepti deri në lansim. Mban një diplomë Master në Teknologjinë Ushqimore nga një prej
universiteteve më të mira të ushqimit në botë Wageningen Universiteit en Researchcentrum
Tani punon si shkencëtar i lartë i ushqimit Food Scientist For Hire
- Franciscus Smeltink - Teknolog i ushqimit / Zhvillues i produkteve


Temat kryesore që ekspertët janë duke ligjeruar në trajnim është rendësia e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit si dhe zhvillimi i produktit. Ata po vënë në pah rreziqet potenciale të kontaminimit të ushqimit dhe po prezantojnë metoda për të parandaluar ato. Këta ekspert po vënë theksin mbi përdorimi i standardeve të higjienës, trajtimi i duhur i ushqimit dhe mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit. Gjithashtu po prezantohen fazat kryesore të zhvillimit të një produkti të përpunuar nga frutat dhe perimet, duke përfshirë zgjedhjen e llojeve të frutave dhe perimeve të përdorura, përzierjen e tyre, procesin e gatimit, testimin e produktit dhe finalizimin e tij. Si të identifikojmë llojet e ushqimit, si të lexojmë etiketat
dhe informacionin e rëndësishëm që ato përfshijnë janë disa përgjigje të tjera që po japin këta ekspert. 


Një tjetër temë e rëndësishme që trajtohet është teknologjia e ruajtjes së ushqimit për të përmirësuar cilësinë e frutave dhe perimeve të freskëta. Ata po shpjegojnë teknikat moderne të ruajtjes, duke përfshirë kontrollin e temperaturës, atmosferën modifikuese dhe përdorimin e ambalazhimit tëspecializuar. Këto teknologji do të ndihmojnë në parandalimin e humbjeve të ushqimit dhe në ruajtjen e freskisë së produkteve për një kohë më të gjatë.
Vëmendje e veçantë po i jepet edhe teknikave të ruajtjes së frutave dhe perimeve. Ai do të përfshijë informacione rreth faza të ndryshme të ruajtjes së tyre, duke përfshirë depozitimin, prerjen, paketimin dhe ruajtjen e duhur. 
Raporti në mes të metodave dhe makinave të përdorura për të përpunuar fruta dhe perime dhe teknologjive të avancuara janë gjithashtu tema të ndjeshme për të cilat kan ofruar përgjegjje teorike dhe
praktike këta ekspert.


Në fund, trajnimi është fokusuar në sigurinë ushqimore dhe cilësinë e produkteve të përpunuara të frutave dhe perimeve. Ata do të tregojnë për rreziqet potenciale për shëndetin në lidhje me produkte të ndryshme të përpunuara dhe do të paraqesin metodat dhe praktikat më të mira për të minimizuar këto rreziqe.