IADK akreditohet për ofrimin e tri kualifikimeve të reja nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), është e angazhuar për zhvillimin e bujqësisë dhe ngritjen e aftësimit profesional në fushën e bujqësisë dhe të agropërpunimit. Për të siguruar të rinjtë, gratë/vajzat dhe të rriturit të marrin kualifikime që do të njihen në vend dhe jashtë vendit, IADK është akredituar dhe validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – AKK për të ofruar, vlerësuar dhe çertifikuar kualifikimin në tri profilet:
1. “Bërës Ëmbëlsirash” niveli i III me 9 kredi sipas AKK;
2. “Punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të frutave të malit” niveli i III me 6 kredi sipas AKK;
3. “Punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore-aromatike”, niveli i III me 6 kredi sipas AKK.
Pas përfundimit të trajnimeve pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata të akredituara/validuara në profilet e lartëpërmendura. Akreditimi vlen deri me 26.03.2026.
Për me shume detaje rreth regjistrimit dhe kushteve tjera ju ftojm që të vizitoni zyrën e IADK-së në fshatin Sfaraçak i Ulët, Vushtrri.
#IADK#VET#VocationalEducationTraining#ProfessionalTrainings#CapacityBuilding#SkillsandDevelopment#ConfectioneryMaker#MedicinalPlants#Mountain Fruits#Agriculture