Përkrahen fermerët me grante në sektorin e blegtorisë!

Drenas

Me datë 22.05.2023, IADK ka organizuar nënshkrimin e kontratave me 11 fermerët nga Komuna e Drenasit për dhënje të granteve në sektorin e blegtorisë, si dhe shpërndarjen e pakove mbështetëse.

IADK, ka përkrahur fermerët e sektorit të blegtorisë me laktofriza, makina mjelëse dhe bidona për qumësht, duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve të punës së tyre dhe duke krjuar mundësi për gjenerim të të ardhuarave nga aktivitetet bujqësore.

Gjatë shpërndarjes së laktofrizave, makinave mjelëse dhe bidonave për qumësht kanë marrë pjesë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku, dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural znj. Anita Avdullahu, të cilët uruan fermerët për pakon mbështetëse, e cila do të ju shërbej në grumbullimin, ruajtjen dhe përmirësim e cilësisë së qumështit.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Drenasit.