Menaxher-e të Projektit
IADK
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie.
IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale për angazhim në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, i financuar nga CFD, ku objektivi i përgjithshëm i projektit do të fokusohet në çështjet si vijon:
- Ngritjen e kapaciteteve profesionale e grave/burrave dhe të rinjve
- Fuqizimin e grave/burrave dhe të rinjve drejt gjenerimit të të ardhurave
- Integrimin e grave/burrave dhe të rinjve në aktivitete socio-ekonomike përmes krijimit të lidhjeve me akter përkatës nga sektori publik dhe priva
IADK do të angazhojë një “Menaxher/e të Projektit” për projektin që është duke zbatuar.
1. Titulli i vendit të punës: “Menaxher/e i/e Projektit”
Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri
Kohëzgjatja: 31.12.2023 me mundesi vazhdimi
Orari i punës: Jo i plote
Data tentative e fillimit të punës: 10.06.2023
Përshkrimi i punës:
Menaxheri/ja i/e Projektit në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur (por jo vetëm) në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Të menaxhojë dhe koordinojë të gjithë mbarëvajtjen e projektit
- Të menaxhojë dhe koordinojë punët e punonjëseve të projektit
- Të prezantojë projektin tek palët e interesit
- Të menaxhojë punët dhe komunikimin me donatorët, partnerët, bashkë-aplikuesit dhe komunat ku shtrihet projekti
- Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikojë me media dhe palët në interes
- Në mënyrë aktive të marrë pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit
- Të përgatis dhe finalizojë të gjitha raportet e IADK-së, në baza të rregullta
- Të përgatis materialet për publikim, fletëpalosje/broshura
- Të përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit
- Të koordinojë dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta me palët në interes & zyrën IADK-së
- Të identifikojë dhe propozojë aktivitete të reja për projekte
- Të identifikojë ekspertët potencial të cilët do të angazhohen në projekt
- Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura në kuadër të projektit
- Diplomë universitare Ekonomisë, Bujqësi, ose te ngjashme
- Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin dhe/ose ne menaxhimin e projekteve (e preferuar me projekte me donator)
- Përvojë në komunikim me media dhe publikun
- Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion
- Përvojë në raportim, monitorim dhe vlerësim
- Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe aktivitetet në kuadër të projektit
- I/e gatshme të vlerësojë dhe ndërmarrë iniciativa lidhur me situatat komplekse të projektit
- Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e projektit
- Fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve
- Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave dhe dokumenteve të ndryshme
- Aftësi të mira organizative dhe vetë-motivuese
- Aftësi për punë në ambient multietnik
- Aftësi për punë me qetësi nën presion të kohës
- Njohuri të mira në paketën Microsoft Office
- Të flasë dhe të shkruajë mirë gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Serbisht (e preferuar)
- Të posedojë patentë shofer dhe te këtë përvojë
- CV-në;
- Një letër motivuese;
- Kopjet e diplomave universitare;
- Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme, dhe
- Referencat
Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:
- Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
- Çertifikatën e gjendjes shëndetësore
Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit prokurimi@iadk.org , më së largu deri më 29.05.2023, ora 16:00
Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +385 49 777 059
IADK inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumice të aplikojnë!
Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk mund të konsiderohen për listën e ngushtë!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen për intervistë.