Organizohet ceremonia e certifikimit të rinjëve, grave dhe burrave në komunën e Shtimës!

Shtime

Sot me datën 11.05.2023 u organizua ceremonia e certifikimit të 30 kandidatëve nga komuna e Shtimës, në mesin e të cilëve 15 kandidatë ishin nga grupi i të rinjëve dhe 15 të tjerë gra e burra.

Tek grupi i të rinjëve fillimisht u organizuan trajnime 5 ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit.

Kurse tek grupi i grave dhe burrave, fillimisht u organizuan trajnime 5 ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr menaxhimin e biznesit dhe mbajtjen e shënimeve, të drejtat e njeriut, vendimmarrja, dhe metodat e avokimit dhe lobimit drejtë institucioneve publike.

IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD dhe në kuadër të projektit përfshihet edhe komuna e Shtimës.Ndërsa shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku dhe Drejtori i Drejtorisë për zhvillim ekonomik z. Kastriot Shabani, ku u uruan kandidatet për përkushtimin e treguar gjatë trajnimeve.

Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë kandidatëve pjesëmarrës do t’u jepet mundësia për aplikim për grant në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit.