Realizohet trajnimi dhe certifikimi i studentëve!

Vushtrri

IADK kontribon në përfitimin e përvojave të punës për studentë!


IADK, edhe këtë vit, po zhvillon një program praktik për studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore. Përmes këtij programi, dy grupe studentësh (gjithsej 30 studentë) kanë kryer trajnime 5-ditore për të zhvilluar aftësi të buta, të cilat do t'u ndihmojnë atyre të hyjnë më lehtë në tregun e punës.


Përveq trajnimit dhe certifikimit, studentët e përzgjedhur do të sistemohen në punë praktike në kompani private, që merren me prodhimtari bujqësore dhe agropërpunim. Puna praktike tre mujore në këto kompani do tu mundësoj përfitimin e përvojave të reja profesionale, dhe rritjen e mundësive për punësim.


Ky aktivitet është zbatuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2023-2025), i financuar nga Donatori Bread for the World (BfdW) nga Gjermania.