IADK shpallet përfitues në Ceremoninën e Dytë të Granteve Kombëtare në Kosovë!

Kosovë

Me kënaqësi të madhe, dëshirojmë të njoftojmë se IADK është pjesë e ceremonisë së dytë kombëtare të ndarjes së granteve në Kosovë si përfitues i një ndër projektet më të suksesshme nga Kosova. Kjo ka ndodhur në kuadër të thirrjes së dytë të Fondit të Sfidës Rajonale, që zbatohet nga KfW i cili ka si qëllim rritjen e punësueshmërisë së të rinjëve dhe nxitjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor.


IADK do të marrë financim për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në fushën profesionale të qendrës për aftësim profesional dhe kompanive bashkëpunuese. Ne jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje të paraqesim një projekt të suksesshëm dhe të jemi një ndër përfituesit e kësaj thirrjeje.Ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të ekipit tonë, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë në industrinë lokale. Ne vazhdojmë të angazhohemi për të ndihmuar të rinjtë dhe për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve në vendin tonë.


Një falenderim i veçantë shkon për ndërmarrjet që kontribuan në suksesin e këtij projekti "ABI", "EUROLONA" dhe "GRASEP".


Ne jemi krenarë që kemi arritur të bëhemi një pjesë e kësaj iniciative, dhe do të punojmë me përkushtim për të bërë projektin tonë të suksesshëm në fushën e aftësimit profesional dhe zhvillimit të biznesit. Ju faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me ne!