FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË USHQIMIT
Kosovë
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) në partneritet me USAID Kosovo Compete Activity është duke implementuar projektin “Rritja e zhvillimit të aftësive në sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë.” Ky projekt synon të trajtojë mospërputhjet e shkathtësive dhe mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në sektorin e përpunimit të ushqimit, duke ngrituar kapacitetet profesionale të të rinjëve, grave, dhe burrave, përmes një trajnimi mbi profilin e përpunimit të frutave dhe perimeve. Pas trajnimit, kandidatet do të kenë mundësi të angazhohen në kompanitë të cilat kanë shprehur interesim për bashkëpunim.
Trajnimi dhe demonstrimi praktik do të mbahen ne objektat e IADK-së dhe në perputhje me temat dhe pajisjet që disponojnë kompanitë pjesëmarrëse në ambientet e tyre. Programi do të zgjatë 20 ditë dhe do të ketë 6 kredi (120 orë mesimi) për grup. Modulet do të perzgjidhen në koordinim me kompanitë nga industria, bazuar në nevojat e tyre.
IADK fton të gjithë palët e interesuara qe të aplikojnë pë vijimin e trajnimit deri me datën 28.04.2023 në ora 16.00.
Kriteret për kualifikim:
a) Të jenë në moshë mbi 18 vjeq
b) Të jenë të papunë dhe aktivë në zyrat për punësim (për punëkerkuesit)
c) Të jenë të gatshëm për pjesëmarrje gjatë gjithë trajnimit
d) Përparësi do të kenë kandidatet të cilët janë në kuadër te komunave ku kompanitë përzgjedhura operojnë.
Aplikacionin për aplikim mund ta merrni dhe dorëzoni në zyrat e IADK apo përmes email adreses: hafize.veseli@iadk.org