Ftesë për trajnime dhe grante në bujqësi për gra, burra dhe të rinjtë nga komunat Shtime dhe Vushtrri

Shtime dhe Vushtrri

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.

Projekti ka për qëllim tri komponentet kryesore të përkrahjes, si: Ngritje e kapaciteteve përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit dhe Promovimi i përfshirjes së të rinjve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Mbështetja e të rinjve me trajnime dhe grante: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 15 pjesëmarrës nga komunat Shtime dhe Vushtrri , për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime pesë (5)-ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit. Pas përfundimit të trajnimeve, kёta tё rinjё do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me pako mbështetëse në nënsektorët e bujqësisë(blegtori, bletari, perimtari, pemëtari, etj.) nё vlerё nga 2,500.00€.

Mbështetja e grave dhe burrave me trajnime dhe grante: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i dy grupeve me nga 15 pjesëmarrës nga komunat Shtime dhe Vushtrri , për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime pesë (5)-ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr menaxhimin e biznesit dhe mbajtjen e shënimeve, të drejtat e njeriut, vendimmarrja, dhe metodat e avokimit dhe lobimit drejt institucioneve publike.

Pas përfundimit të trajnimeve, gratë, burrat dhe të rinjtë do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me pako mbështetëse në nënsektorët e bujqësisë (blegtori, bletari, perimtari, pemëtari,etj.) nё vlerё nga 2,500€.

Andaj, ftohen gratë, burrat dhe të rinjtë  qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore dhe në sektorin e përpunimit, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.

Kriteret që duhet plotësuar TË RINJTË për trajnime janë:

a)                  Tё jenё me moshё  deri 35 vjeç( por me fokus 18 – 24 vjeç);

b)                  Të jenë nga zonat rurale të komunës së Shtimes;

c)                  Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

d)                  Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

e)                  Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve bujqësore;

f)                   Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar.

g)                  Të mos jetë përfitues i granteve tri vitet e fundit;

Kriteret që duhet plotësuar GRATË dhe BURRAT  për trajnime janë:

h)                 Tё jenё me moshё 35-54 vjeç;

i)                   Të jenë nga zonat rurale të komunës së Shtimës;

j)                   Të interesuar në mbajtjen e trajnimeve;

k)                  Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

l)                   Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

m)               Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve bujqësore;

n)                 Gratë kryefamiljare do të kënë përparësi të përzgjedhjes.

o)                  Të mos jetë përfitues i granteve tri vitet e fundit;


Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrën për bujqësi në komunën e Shtimës dhe Vushtrrisë, ose mund t’i kërkoni në e-mailin:hafize.veseli@iadk.org ose hajraegzona@gmail.com.  Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunën përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur. Po ashtu për informacione shtesë mund të na shkruani në numrat kontaktues: +383 44 777 036, +383 49 777 046 ose +383 49 973 202.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 08.02.2023 në ora 16:00 për komunën e Shtimës, ndërsa deri me datë 10.02.2023 në ora 16:00 për komunën e Vushtrrisë.