FTESË PËR SESIONE INFORMUESE
Suharekë, Drenas, Mitrovicë, Podujevë
FTESË PËR SESIONE INFORMUESE
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin trevjeçar (2023-2025): “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Suharekë dhe Podujevë. Projekti do të kontriboj që fermerёt, gratë, të rinjt, studentët, grupet e margjinalizuara dhe minoritetet, përmes aktiviteteve përkrahëse me grante, punё praktike dhe aftёsim profesional, të krijojnë kushte për aktivitete bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave, punёsimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të tyre.
Gjatë vitit 2023 do të zbatohen disa nga aktivitetet e projektit në komunat: Mitrovicë, Drenas, Suharekë dhe Podujevë.
Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit dhe mundësit e aplikimit, ftohen fermerët, gratë dhe të rinjtë, që të marrin pjesë në sesionet informuese që do tё mbahen sipas tabelёs vijuese:
Orari i sesioneve informuese nëpër komuna |
||||
Nr. |
Komuna |
Vendi i mbajtjes |
Data |
Ora |
1 |
Suharekë |
Salla e K.K Suharekë |
01.02.2023 |
10:00 |
2 |
Drenas |
Salla e K.K Drenas |
01.02.2023 |
14:00 |
3 |
Mitrovicë |
Salla e K.K Mitrovicë |
02.02.2023 |
10:00 |
4 |
Podujevë |
Salla e K.K Podujevë |
03.02.2023 |
13:00 |
Sinqerisht,
Zenel Bunjaku
Drejtor Ekzekutiv i IADK-së