IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunat
IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunat
IADK ka filluar zbatimin e projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2023-2025) i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania, që do të ketë shtrirje në komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Suharekë dhe Podujevë, dhe ka për qëllim përkrahjen me grante dhe aftësim profesional për fermerët, gratë, të rinjt dhe studentët.
Projekti do të zbatohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me komunat e lartcekura, me të cilat IADK është duke nënshkruar Marrëveshjet për Bashkëpunim (MpB), dhe pritet që të krijohen kushte për përfituesit që përmes aktiviteteve bujqësore, të gjenerojnë të hyra të cilat përmirsojn gjendjen socio-ekonomike të popullatës, sidomos në zonat rurale të Kosovës, ku do të ketë shtrirje projekti.
IADK ka gjetur gadishmërinë e lartë nga kryetarët e komunave, të cilët kanë shprehur interesimin e tyre për të bashkëpunuar dhe bashkëfinancuar projektet, të cilat kanë ndikim në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e mirqenies së popullates në zonat rurale.