IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë dhe Shtimes
IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë dhe Shtimes
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z.Zenel Bunjaku dhe Z. Ferit Idrizi Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe Z. Qemajl Aliu Kryetar i Komunës së Shtimes nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit.
Përmes këtij projekti synohet të ngriten kapacitetet profesionale të grave, mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunësimit si dhe promovimi i përfshirjes të të rinjëve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.
Që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit dhe projekti të zbatohet me sukses, aktivitetet e projektit do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorët e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Projekti: “Fuqizimi i të rinjëve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe pëpunim të ushqimit” mbështetet nga donator Zviceran CFD dhe bashkëfinancohet nga Komunat Vushtrri dhe Shtime.