Hapet njësia e ëmbëlsirave Poemas Cake’s në Komunën e Skënderajt

Skënderaj

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave “Poema Cake’s” tek përfituesja Dardanije Mulaj Hetemi nga Fshati Klinë e Mesme, Komuna e Skënderajt. Përfundimi me sukses i trajnimeve dhe arritja e rezultateve të shkëlqyeshme gjatë ndjekjes së trajnimeve profesionale në sektorin e ëmbëlsirave i’u mundësua Dardanijes të jetë përfituese e këtij projekti duke hapur me sukses biznesin e saj individual Poemas Cake’s   

Kjo njësi për përgatitjen e ëmbëlsirave, është përkrahur me grant në vlerë prej 12,000 Euro, dhe në kuadër të pakos përkrahëse janë të përfshira të gjitha pajisjet profesionale për prodhimin e ëmbëlsirave dhe ruajtjen e tyre.

Përfituejsa e projektit ka regjistruar biznesi e saj dhe për shitje me të lehtë IADK ka siguruar barkode për 100 produkte dhe ka ndihmuar në përgatitjen e logos së biznesit dhe etiketave.

Gjatë ceremonisë përfituesja a e pajisjeve, potencoi  se ky është vetëm fillimi i sukseseve të saj ngase ambiciet e saj janë që në të ardhmen të arrijë të zgjerojë më shumë biznesin,  duke gjeneruar të ardhura  për familje dhe hapjen e vendeve të punës për gratë e rrethinës ku ajo jeton.  Një falënderim të veçantë ka për  organizatën IADK dhe Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e  Skënderajt për mbështetjen e ofruar.

Drejtori Ekzektuiv i IADK-së Z. Bunjaku dhe Drejtori i Bujqësisë nga Komuna e Skënderajt gjatë ceremonisë theksuan rëndësinë e bizneseve dhe mbështetje e grave/vajzave në sektorin e përpunimit dhe bujqësisë dhe  vazhdimin e bashkëpunimit në projektet e ardhëshme.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” mbështetur  nga donatori Gjerman  “Brot für die Welt” në bashkëpunim me Komunën e Skënderajt.