Përurohet njësia Dina’s Cake në Komunën e Vushtrrisë
Vushtrri
Me datë 25.10.2022 u mbajt ceremonia e përurimit të njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave “Dina’s Cake” tek përfituesja Resmije Hyseni nga Fshati Oshlan Komuna e Vushtrrisë. Kjo mbështetje është arritur pas përfundimit me sukses të trajnimeve profesionale në sektorin e ëmbëlsirave të realizuara nga organizata IADK.
Dina’s Cake është mbështetur me grant në vlerë prej 12.000 Euro me të gjitha pajisjet e nevojshme profesionale, me anë të të cilave ajo do të arrijë të përgatisë produkte cilësore, të sigurta me një kapacitet të lartë prodhues. Për të lehtësuar qasjen në treg dhe shitjen e produkteve të saj, IADK gjithashtu ka mbështetur me regjistrimin e biznesit të përfitueses, barkodeve për 100 produkte dhe dizajnimin e logos dhe etiketave për produktet që do të shes në treg.
Përfituesja e pajisjeve profesionale Znj. Resmije Hyseni, ka shprehur se është mjaft e lumtur që ka arritur të hap biznesin e saj individual me përkrahjen e familjes, ku do të përkushtohet në maksimum në rritje e biznesit si dhe punësimin e grave të tjera.
Një falënderim të veçantë ka për organizatën IADK dhe Komunën e e Vushtrrisë për mbështetjen e ofruar.
Kryetari i Komunës Z.Idriz dhe Drejtori Ekzektuiv i IADK-së Z. Bunjaku gjatë ceremonisë shprehen gatishmërinë e tyre në vazhdimin e projekteve të tjera për të përkrahur gratë dhe vajzat në vitet e ardhshme në sektor të ndryshëm të përpunimit dhe bujqësisë si dhe në aftësim profesional.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” mbështetur nga donatori Gjerman “Brot für die Welt” në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.
#Cake #Pastry #Sweets #Foodprocessing #sweetsector #Chessecake #Traditionalcake #SME #Women.