Eksperti Gjerman vazhdon misionin për përgatitjen e djathit me stafin e IADK-së
IADK
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale në sektorin e përpunimit tëqumështit, IADK ka angazhuar ekspertin Dr. Josef Fröhlich nga organizata “Senior Experten Service”- Gjermani për të ndarë përvojën e tij me teknologët dhe praktikantët e IADK-së në përgatitjen e llojeve të ndryshme të djathit si dhe ruajtjen e djathit në kushte optimale.
Gjatë trajnimit janë analizuar parametrat sensorik (shija, aroma, pamja) dhe parametrat fiziko-kimik të qumështit me qëllim të prodhimit të produkteve cilësore dhe të sigurta. Po ashtu janë prodhuar lloje të djathit gjysmë të fortë (Telsit) dhe djathit të butë (Camembert). Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë tutje në kuadër të marrëveshjes me SES ekspertët nga Gjermania.