20 FERMER CERTIFIKOHEN NË PROGRAMIN “TEKNIK I BLEGTORISË”
IADK
Me datë 14/10/2022 është organizuar ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për 20 kandidateve nga Komuna Mitrovicës Jugore dhe Shtime, të cilat kanë vijuar trajnimet profesionale në programin “Teknik i Blegorisë”.
Certifikimit i ka paraprinë një sërë aktivitetësh si: trajnimeve profesionale (teorike dhe praktike) sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, 20 kandidatë kanë marrë kualifikimin: Teknik i blegtorisë Niveli i III, sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 6 kredi. Shpërndarja e certifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, dhe ekspertët e angazhuar në projekt.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Komunën Mitrovicës Jugore dhe Shtime.