FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT

Vendi: IADK, Sfaraqak, Vushtrri

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes programit të zhvillimit të aftësive”, projekt me kohëzgjatje 5 muaj (2022-2023), i përkrahur nga donatori GIZ nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Projekti ka për qëllim kryesor që të ofrojë një program për zhvillimin e aftësive për grupin e përpunimit të pemëve - perimeve dhe  qumështit. Në kuadër të projektit janë paraparë trajnime teorike dhe praktike në module të ndryshme të përpunimit, si:

·         Moduli i programit të qumështit

·         Moduli për konzervim të pemëve dhe perimeve

Qëllimi i këtij projektit është ofrimi i një programi për zhvillimin e aftësive për grupin e synuar kryesisht për gratë pjesë të këtij sektorit:

·         gratë që janë të angazhuara në sektorin e përpunimit;

·         gratë që janë të interesuara të angazhohen në sektorin e përpunimit

Nga këto trajnime do të përfitojnë 30 gra për dy modulet (12 ditë trajnim për grupin prej 15 pjesëmarrëseve). 70% e trajnimit do të jetë praktik - demonstrues dhe 30% do të jetë trajnim teorik.

Projekti do të mbulojë shpenzimet e transportit dhe një mbështetje simbolike, si dhe një vizitë studimore në Kosovë.

Në projekti janë të përfshira të gjitha komunat e Kosovës.

Pas përfundimit të trajnimeve gratë do të pajisen me çertifikata të lëshuara nga IADk dhe të verifikuara nga Autoriteti Kombëtar i Kulalifikimeve (AKK).

Andaj, ftohen gratë qё tё aplikojnё direkt në zyret e IADK-së apo të kërkojnë aplikacionin përmes emailit: edita.mahmuti@iadk.org ose esra.kurshumlija@gmail.com.

Afati për aplikim është i hapur deri me 20.10.2022 në ora 16:00.