Ngjarja Përmbyllëse e Projektit

IADK

IADK sot organizoi Ngjarjen Përmbyllëse të Projektit "Mbështetja në punësimin e  të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë". Në këtë ceremoni morën pjesë rreth  50 pjesëmarrës.

Objektivi i përgjithshëm i Projektit ishte të kontribuojë në ndihmën e të rinjve, grave, grupeve në disavantazh në zonat rurale për krijimin e bizneseve të reja, krijimin e kushteve për t'u vetë-punësuar, sigurimin e përvojës për studentët e papunë dhe për të rritur rolin e zyrave të punësimit.

Ngjarja filloi me një fjalim hyrës dhe prezantim të rezultateve nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të IADK-së, Z. Zenel Bunjaku dhe pasoi tutje me panelin prezantues të përbërë nga: Z. Alessandro Bianciardi - Zëvendës Udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Vesa Broja -Kryetare e Kuvendit Komunal në komunën e Mitrovicës, Z. Faruk Beqa –Nënkryetar i komunës së Shtimes  dhe znj. Jehona Rexha – Ushtruese e Detyrës si Drejtoreshë Ezkekutive në Agjencinë e Punësimit e Republikës së Kosovës.

​Pas fjalimeve të panelistëve të cekura më lartë, Menaxherja e Projektit, Blerta Kuçi bëri një prezantim të detajuar të të arriturave dhe rezultateve të projektit të zbatuar përgjatë dy viteve (Tetor 2020- Tetor 2022).

Në mesin e pjesëmarrësve ishin të  pranishëm edhe, përfaqësues komunalë, përfaqësues të zyrave të punësimit, përfaqësues të qendrave rajonale për aftësim profesional (QAP nga të dy komunat), përfitues të projektit nga viti i I-rë dhe II-te dhe studentë të angazhuar për punë praktike.

Kjo ngjarje është përmbyllur me fjalime të shkurtëra nga 1 përfituese e projektit dhe një studente e anagazhuar për punë praktike. Pas përfundimit të kësaj ceremonie është realizuar edhe 1 vizitë në terren tek një përfituese (START - UP) në sektorin e përpunimit nga përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian , përfaqësues të komunës së Mitrovicës dhe stafit të projektit.

IADK falënderon të gjithë pjesëmarrësit që ndanë kohë të na bashkohen gjatë kësaj ngjarjeje. Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga IADK, me bashkë-aplikues Komuna Mitrovicë e Jugut dhe Komuna Shtime.