Vizitë e përfaqësuesve ndërkombëtar të DRC-së në aktivitetet e projektit të riciklimit
Mitrovicë Jugore
Me datë 22.09.2022 , patëm nderin dhe kënaqësinë që ti shoqërojmë Drejtorin Ekzekutiv për Azi dhe Europë nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC) Z. Gerry Garvey dhe Znj. Kristen Stec, drejtoreshë në zyren e Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) në Kosovë për vizitë tek përfituesja Znj. Resmije Sylejmani në sektorin e përpunimit të ushqimit në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë ” dhe në vizitë në qendrën e reciklimit në mahallën e Romëve në kuadër të projektit “Fuqizimi I zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore’’.
Mysafirët e nderuar përveq njoftimin nga ne në lidhje me implementimin dhe suksesin e projekteve si dhe rreth situatës së bujqësisë në Kosovë patën mundësin të njoftohen për së afërmi edhe nga vetë përfituesit e projekteve në lidhje me të arriturat e tyre.
Të gjithë këta përfitues përfaqësojnë ndërmarrës të vegjël që luajnë një rol jetik në rritjen dhe promovimin e fuqizimit socio-ekonomik në Kosovë!