IADK çertifikon kandidatet nga Komuna e Vitisë

Viti

Me datë 14.09.2022 është organizuar ceremonia e certifikimit të 11 kandidateve nga Komuna e Vitisë, të cilat kanë vijuar trajnimet profesionale në sektorin e përpunimit në programin “Qumështar”.

Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, 4 kandidate kanë marrë kualifikimin: Qumështar Niveli i III, sipas Kornizes Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 4 kredi dhe 7 kandidate kanë marrë certificate të vijueshmërisë së trajnimit.

Shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Drejtorisë për për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural z. Naim Pira, ku uruan kandidatet për përkushtimin dhe suksesin e tyre të treguar gjatë trajnimeve në përpunimin e qumështit

Drejtoria e bujqësisë, falënderuan organizatën IADK, për realizimin e këtij aktiviteti dhe ndihmën e vazhdueshme që realizon organizata në Komunën e Vitisë në mbështetje të grave dhe fermerëve.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Vitisë.