Panairi bujqësor Mitrovicë 2022
Panairi bujqësor Mitrovicë 2022
IADK nё kuadёr tё zbatimit tё aktiviteteve tё projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë” , më datë 25-26 Gusht 2022 ka mbajtur Panairin Bujqësor Mitrovica 2022.
Fermerët e të gjithë sektorëve të bujqësisë nga Komuna e Mitrovicës dhe Zveçanit kanë marrë pjesë në panair duke ekspozuar produktet e tyre për qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe më gjërë.
Përveq ekspozimit të produkteve dhe shitjes së tyre në panair, qëllimi tjetër ka qenë shkëmbimi i përvojave në mes të fermerve dhe blerja e produkteve nga ana e qytetarve nga komunitete të ndyshme që kanë marrë pjesë në panair.
Pjesmarrësit në panair janë ndarë shumë të kënaqur me shitjet të cilat i kanë arritur.
Poashtu janë shpërndarë Çertifikata për pjesmarrje në panair.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë” , financuar nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida) dhe mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC).