Përzgjedhja e përfitueseve së njësive të ëmbëlsirave
Vushtrri, Skënderaj
Me knaqёsi njoftojmё mbi pёrzgjedhjen e dy (2) pёrfitueseve pёr grant nё sektorin e pastiçerisё.
Pas mbajtjes sё trajnimeve nga 26 kandidatet tё cilat janё trajnuar nё Qendrёn pёr Arsim dhe Aftёsim Profesional, IADK hapi thirrjen pёr aplikim pёr grante nё sektorin e pastiçerisё pёr gratё e çertifikuara. Nga 13 aplikacionet e pranuara, pas një vleresimit të komisionit u përzgjedhen dy (2) pёrfitueset, ku njëra është nga Komuna Vushtrrisë dhe tjetra nga Komuna e Skёnderajt. Këto përfituese do të mbështeten me pajisjet e nevojshme pёr zhvillimin e veprimtarisё sё biznesit individual në këtë sektor.
Nё tabelёn e mёposhtme janë tё paraqitura tё dhёnat e dy pёrfitueseve, tё cilat nё bazё tё kritereve tё kёrkuara kanё fituar numrin e pikёve më tё larta.
Nr. |
Emri dhe Mbiemri |
Vendbanimi |
Komuna |
Sektori |
1 |
Resmije Hyseni |
Oshlan |
Vushtrri |
Përpunim |
2 |
Dardanije Mulaj Hetemi |
Klinë e Mesme |
Skënderaj |
Përpunim |
Ky aktivitet realizohet nё kuadёr tё projektit“Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” - BfdW”, bashkëfinancuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Skënderajt.
Për çdo sqarim drejtohuni në adresën zyrtare: info@iadk.org ose në numrin e tel: +383 44 777 039. Afati i fundit për dërgimin e sqarimeve është pesë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.