IADK çertifikon 26 kandidate në Programin e Ëmbëlsirave

IADK

Pas përfundimit të trajnimeve dhe kalueshmërisë së testeve për 26 kanditatetet më të suksesshme janë ndarë çertifikata nga organizata IADK.

Me datë 30.06.2022 është organizuar ceremonia e çertifikimit të kandidateve nga Komunat: Vushtrri dhe Skënderaj, të cilat kanë ndjekur me sukses trajnimet profesionale në sektorin e Ëmbëlsirave.

Shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Bujqësisë nga Komuna e Skenderajit z. Behxhet Maliqi dhe zyrtarja për Bujqësi nga Komuna e Vushtrrisë Znj. Rabije Zahiti, të cilët u përgëzuan kandidatet për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë periudhës së trajnimeve.

Gjatë këtyre trajnimeve kandidatet patën mundësi që të trajnohen në pjesën teorike dhe praktike në module të ndryshme në mënyrë që të aftësohen dhe ngrisin kapacitetet e tyre në sektorin e ëmbëlsirave. Kandidatet e çertifikuara përmes trajnimeve kanë arritur që të zhvillojnë produkte më cilësore dhe njëkohësisht janë të gatshme për tregun e punës në industrinë e pastiçerisë. 

Po ashtu, pjesë e aktivitetit të trajnimeve është mbështetja me pajisje profesionale në sektorin e ëmbëlsirave ku dy kandidatëve më të suksesëshme që ishin pjesë e trajnimeve nga Komunat: Skënderaj dhe Vushtrri do ju mundësohet hapja e bizneseve individuale.

Drejtoritë e Bujqësisë nga Komunat përkatëse falenderuan organizatën IADK për realizimin e këtij aktiviteti dhe mbështetjen e vazhdueshme të vajzave dhe grave si dhe për bashkëpunimin me Komunat Skënderaj dhe Vushtrri.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i finnancuar nga Donatori Bfdw nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komunat: Skënderaj dhe Vushtrri.