Realizohet vizita studimore në Kosovë e grupit të fermerëve nga Mali i Zi
Istog & Pejë
Nga data 22-24 Qershor 2022 është realizuar vizita treditore e grupit të fermerëve nga Mali i Zi me qëllim të marrjes së përvojave në sektorin e bimëve mjekësore aromatike në Kosovë, si dhe njohja me disa nga përfituesit e granteve për kultivim të bimëve mjekësore aromatike përmes projektit “Krijimi i vendeve të punës në bujqësi”.
Vizitat janë realizuar në zonën ku është duke u
zbatuar projekti përkatësisht në komunën e Pejës dhe Istogut, ku janë vizituar
kompanitë që merren me kultivim, grumbullim, përpunim dhe eksportim të bimëve
mjekësore aromatike si janë: “AgroProduct” Shpk, “Organic Herb” Shpk, “Erblin
Beqiraj” B.I., pastaj kompania kultivuese dhe eksportuese e boronicave “Boost
Berries”, si dhe kultivuesi dhe grumbulluesi i mjedrave Nehat Bajraktari.
Në kompanitë e latcekura grupi i fermerëve nga Mali i
Zi, janë informuar me historikun e fillimit të punës së këtyre kompanive, dhe
zhvillimin e tyre nga viti në vit, pastaj
me aktivitet të cilat zhvillohen në sektorin e BMA-ve dhe frutave të imëta,
kapacitet grumbulluese, kultivuese dhe shkallën e përpunimit deri në përgatitjen
e produkteve për eksport në tregun evropian. Në këto kompani ata njëkohësisht u
njohën edhe me disa student/e, që kishin kryer punën praktike përmes projektit
dhe tani janë punonjës/e të rregullt të kompanive.
Po ashtu u vizituan edhe 3 nga 20 përfituesit e granteve për kultivim të BMA-ve (Januz Binakaj, Florije Dreshaj dhe Violeta Balaj), nga të cilët u informuan për përkrahjet dhe mundësit që atyre u janë krijuar nga projekti në vitin e kaluar, dhe që në këtë vit janë duke vazhduar suksesshëm kultiviminin e bimëve të ndryshme mjekësore aromatike, si janë: menta, ciani, kalendula, mëllaga e zezë, luledielli, etj.
Grupi i vizitorëve nga Mali i Zi janë impresionuar nga
zhvillimet që kanë parë në Kosovë në sektorin e BMA-ve, dhe janë ndarë shumë të
knaqur dhe falenderues për tërë organizimin e kësaj vizite.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Krijimi i vendeve të punës në bujqësi”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.