IADK vazhdon mbështetjen edhe për 10 fermerë të Komunës së Mitrovicës
Mitrovicë Jugore
Me datë 27 Maj 2022, IADK organizoi ceremoninë e nënshkrimit e kontratave të granteve me dhjetë (10) përfitues të fazës së II-të të Komunës së Mitrovicës në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Komunën Shtime dhe Mitrovice.
Kontratat u nënshkruan nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, kryetari i Komunës së Mitrovicës Z. Bedri Hamza, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – Z. Ferdi Kadriu dhe fermerët përfitues.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratave është realizuar edhe shpërndarja e granteve në formë të mjeteve bujqësore për 10 përfitues (9 prej tyre në krijimin e bizneseve fillestare dhe 1 mundësi për vetë-punësim) të cilët janë përkrahur me paisje te ndryshme si: mekanizëm bujqësorë, serra, sistem të ujitjes, fidane të ndryshme dhe paisje për përpunimin e embësirave.
Përfaqësues nga IADK dhe Komuna e Mitrovicës u zotuan në mbështetjen e tyre të vazhdueshme, fuqizimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë. Për më tepër, IADK do të monitorojë furnizimin dhe shfrytëzimin racional të këtyre granteve, duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla dhe trajnime të ndryshme.
Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur me rastin e nënshkrimit të kontratave dhe shpërndarjes së paisjeve dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në të ardhmen me ekspertët e IADK-së për një prodhimtari të qëndrueshme në sektorët e bujqësisë.