Trajnime dhe këshilla direkte për fermerët e angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit
Vushtrri dhe Mitrovicë
Trajnimet dhe këshillat e drejtpërdrejta tek fermerët vlerësohen si një nga mjetet dhe shërbimet më të suksesshme për të arritur rezultate të prekshme, pasi njohuritë transferohen shpejtë dhe pranohen lehtësisht nga pjesëmarrësit.
IADK për fermerët në kuadër të projektit është duke vazhduar përkrahjen e përmes ofrimit të trajnimeve dhe këshillave direkte bazuar në vlersimet dhe monitorimet e realizuara në fermat e tyre. Kryesisht përfituesit e trajnimeve janë të orientuar në sektorin e hortikulturës, pemtarisë, blegtorisë dhe përpunimit të ushqimit.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit“Dizajnimi dhe Zbatimi i Programit të Rivendosjes së Mirëqenies”, i përkrahur nga SOWI Kosovo Sh.P.K”