IADK së bashku me fermer vizitojnë panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Novi Sad
Novi Sad
IADK nё kuadёr tё zbatimit tё aktiviteteve tё projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë” , më datë 23-24 Maj 2022 ka realizuar vizitё në panairin ndërkombtar të bujqësisë në Novi Sad .
Fermerët e të gjithë sektorëve të bujqësisë nga Komuna e Mitrovicës dhe Zveçanit kanë marrë pjesë në vizitë në këtë panair me qëllim të përfitimit të njohurive të reja në lidhje me teknologjitë e fundit që përdoren në prodhimtarinë bujqësore.
Fermerët kanë pasur mundësinë të shohin për së afërmi paisjet më të reja që përdoren për punimin e tokës, paisjet për përpunim të ushqimit dhe racat e ndryshme të gjedheve, deleve dhe dhive .
Përveq vizitës në panair, qëllimi tjetër ka qenë shkëmbimi i përvojave në mes fermerve të komuniteteve të ndyshme.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë sociale dhe promovimin e fuqizimin socio-ekonomik në komunitetet minoritare në Kosovë” , financuar nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë (Sida) dhe mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC).