Përkrahen fermerët e Shtimes në krijimin e bizneseve fillestare dhe vet-punësimit

Shtime

IADKnë kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë ka organizuar sot një Ceremoni të Shpërndarjes së Pajisjeve Bujqësore në Komunën e Shtimes për 17 përfitues ku ishin të pranishëm: partnerët e projektit, palët e interesit dhe përfituesit e vitit të dytë nga komuna e Shtimes.

Fjalimet u mbajtën nga:

Z. Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK

Znj. Majlinda Statovci, Menaxhere e Programit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Z. Qemajl Aliu – Kryetar i Komunës së Shtimes

Znj. Besa Gashi – Përfituese e pajisjeve për mekanizëm bujqësor

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së - Zenel Bunjaku, shprehu mirënjohjet dhe falenderimet për mbështetjen financiare nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kontribut ky që ka mundësuar përkrahjen e përfituesve të projektit në fjalë. Gjithashtu, ai shprehu falenderimet për Komunën e Shtimes për partneritetin afatgjatë si dhe bashkëfinancimin e siguruar nga ta. 

Menaxherja e Programit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë  - Znj. Majlinda Statovci uroi të gjithë përfituesit, falenderoi organizatën IADK dhe partnerët e saj në këtë projekt, si dhe theksoi rëndësinë që kanë pajisjet bujqësore të dhuruara për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin në fermat e  përfituesve.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Shtimes – Qemajl Aliu, falenderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme në çdo sferë, e sidomos në përkrahjen financiare të dhënë përmes projekteve ku përkrahet bujqësia dhe fermerët në sektorë të ndryshëm. Gjithashtu ai falendëroi edhe IADK-në për bashkëpunimin e treguar gjatë periudhës së implementimit të këtij projekti.

Përfituesja e pajisjeve për mekanizëm bujqësor Znj. Besa Gashi (përfituese e vleres 5,000 Euro) falenderoi për përkrahjen që i është  mundësuar për të marrë pjesë në trajnim për vetë-punësim në Qendrën për Aftësim Profesional në Ferziaj si dhe pranimin e pajisjeve / mekanizmit bujqësor. Ajo pret që me këto paisje, të rrisë të ardhurat familjare, të përmirësojë standardet e jetesës dhe të kontribuojë për të pasur më shumë produkte të freskëta vendore në treg.

17 përfitues të vitit të dytë nga Shtime vijnë nga fshatra dhe zona të ndryshme rurale në të gjithë komunën. Sa i përket punësimit, të 17 përfituesit ishin punëkërkues të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Shtime. Sa i përket sektorëve janë përkrahur këta sektorë: perimtaria, blegtoria, bletaria, dhe përpunimi i ushqimit.

Avantazhi i përdorimit të pajisjeve bujqësore është se ato janë të afta të bëjnë maksimumin në kohën minimale, duke ulur koston e operacioneve bujqësore. Për më tepër, keto pajisje do të ndikojnë në rritjen e sipërfaqeve të punuara të tokës rritjen të ardhurat e tyre dhe do të përmirësojnë standardet e jetesës dhe do të kontribuojnë për të pasur më shumë produkte të freskëta vendore në treg.