Ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfitues nga Komuna e Shtimes

Shtime

Me datë 28 Prill 2022, IADK organizoi ceremoninë e nënshkrimit e kontratave të granteve me shtatëmbëdhjetë (17) përfitues të fazës së II-të në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Komunën Shtime dhe Mitrovice

Kontratat u nënshkruan nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së  Z. Zenel Bunjaku, kryetari i Komunës së  Shtimes Z. Qemajl Aliu , drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik ne këtë komunë Z. Kastriot Shabani dhe fermerët përfitues.

Këta 17 përfitues kanë përfituar grante në të mira që perfshijnë: mekanizëm bujqësorë, serra, sistem të ujitjes, fidane të ndryshme, pajisje për bletari dhe paisje për përpunimin e embësirave.

Përfaqësues nga IADK dhe Komuna e Shtimes u zotuan në mbështetjen e tyre të vazhdueshme, fuqizimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe njoftimin e fermerëve me trendet e fundit zhvillimore në sektorin e agrobiznesit në përgjithësi.

#IADK#Agriculture#Kosovo#EUinKosovo#KS#EU#EUfunds_KS #KomunaShtime