Trajnim për fermerët e mollës dhe mjedrës në kuadër të programit IWRM-K
Podujevë dhe Drenas
Shfrytëzimi racional i ujit, plehrave e pesticideve si dhe zbatimi i praktikave të mira bujqësore ndihmonë fermerët në rritjet të rendimentit, përmirësim të cilësisë dhe mbrotje të ujrave nga ndotja.
Për këtë qëllim, në kuadër të aktivitetit Mbështetja Teknike për Bujqësinë në Kosovë, Programi IWRM-K, IADK/Epicentar në bashkëpunim me kompaninë furnizuese me paisje obligative, ka mbajtur trajnimet për 40 përfituesit e programit. Ekspertët kanë ofruar trajnime për shfrytëzimin racional të plehrave përmes përdorimit të plehruesit (ventur), shfrytëzimin e ujitjes së nevojshme bazuar në të dhënat metorologjike përmes stacioneve adekuate dhe vlerësimin e PH/EC përmes aparaturave përkatëse.
Fermerët e programit IWRM-K, do të vazhdojnë të përfitojnë nga mbëshetja me këshilla, grante e monitorime me qëllim rritjes së prodhimit dhe cilësisë e njëkohësishtë zvoglimin e ndotjes në lumenjët e Kosovës.