Fuqizimi i zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore
IADK - Vushtrri
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku , Z. Bedri Hamza Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Znj. Kristen Stec Country Director DRC dhe Z. Besim Toska pronar i kompanisë së reciklimit Besim Toska B.I. nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në mbështetjen e projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës së riciklimit në Mitrovicën Jugore ”.
Përmes këtij projekti synohet të ngriten kapacitetet grumbulluese të mbetjeve të reciklueshme dhe përmirësimi i jetesës së popullatës Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Mitrovicën Jugore përmes rritjes së qasjes, dhe mundësinë e gjenerimit të të ardhurave brenda zinxhirit të vlerës së riciklimit të mbeturinave.
Z. Hamza falenderon IADK-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm që i ofrohet komunës së Mitrovicës dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme në zbatim të suksesshëm të projektit dhe rishiqimin e mundësisë për bashkëfinancimit të projektit bazuar në vlerësimin e planifikimit buxhetor të komunës.
Znj. Kristen Stec përfaqësuese e DRC shprehi admirim për punën e deritashme të IADK-së në zbatimin e projekteve të DRC-së dhe premton bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmën në projekte të reja.
Drejtori Ekzekutiv Z. Zenel Bunjaku tha, ky memorandum i bashkëpunimit do t'i ndihmojë zbatimit të sukseseshëm të projektit për komunitetin Romë, Ashkali dhe Egjiptiane në Mitrovicën Jugore dhe njëherit do të ndikojë në mirëqenjen e këtij komuniteti, zhvillimin dhe krijimin e të ardhurave më të larta.
Drejtori Ekzekutiv falenderoi kryetarin e Mitrovicës Z. Bedri Hamza për vizitën në objektin tonë dhe e njoftoi kryetarin me projektet që janë zbatuar dhe projektet që janë në zbatim.