IADK lehtëson qasjen për gratë dhe vajzat tek njohuritë, aftësitë dhe institucionet

IADK

Gratë dhe vajzat përballen me një sërë pengesash fizike, sociale, financiare ose të tjera në qasjen e mundësive dhe shërbimeve si rezultat i pabarazisë gjinore.

GIAGV tenton të jetë një rrjet i rëndësishëm i grave dhe vajzave për të ndikuar në ndryshimet duke filluar nga: vetëvlerësimi, të drejta e tyre për të pasur qasje në mundësi, burime dhe ndikimi në drejtimin e ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike.

IADK do të jetë lehtësues për të organizuar takime të rregullta mujore dhe për të organizuar aktivitete për identifikimin e nevojave, prioriteteve, kufizimeve dhe mundësive që marrin parasysh gratë rurale dhe komunikimin efektiv me gratë rurale. Poashtu do të mbështesë GIAGV-në për të identifikuar nevojat e tyre dhe do t'i organizojë ato për të shprehur kërkesat e tyre ndaj ndryshimeve të nevojshme, përmes trajnimeve, takimeve të përbashkëta dhe vizitave studimore.

Në Dhjetor 2021 është organizuar takimi i parë informues për gratë dhe vajzat e angazhuara në kuadër të projekteve të IADK-së rreth qëllimit dhe mundësive që aktivitetetet e planifikuara do të ofronin. Pjesëmarrëset në takim u shprehen mirënjohëse për inciativen dhe planet në përkrahjen e vazhdueshme të grave dhe vajzave.

Në muajin Shkurt’22 është organizuar takimi i parë i rregullt ku janë shpalosur të gjitha aktivitetet e realizuara nga antarët e GIAGV në kordinim me stafin e IADK-së, poashtu janë kordinuar aktivitetet për muajin Mars 2022.