Ftesë për trajnime dhe grante në bujqësi për të interesuarit nga komuna Vushtrri

Vushtrri

FTESË PËR TRAJNIME DHE GRANTE NË BUJQËSI 

KOMUNA VUSHTRRI

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.

Projekti ka për qëllim tri komponentet kryesore të përkrahjes, si: Ngritje e kapaciteteve përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit dhe Promovimi i përfshirjes së të rinjve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Mbështetja e grave dhe burrave me trajnime dhe grante: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit për Komunën e Vushtrrisë është planifikuar formimi i një grupi me 15 pjesëmarrës, për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime pesë (5)-ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr menaxhimin e biznesit dhe mbajtjen e shënimeve, të drejtat e njeriut, vendimmarrja, dhe metodat e avokimit dhe lobimit drejt institucioneve publike.

Pas përfundimit të trajnimeve, gratë dhe burrat do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me pako mbështetëse në nënsektorët e bujqësisë (blegtori, bletari, perimtari, pemëtari,etj.)nё vlerё nga 2,500 €.

Andaj, ftohen gratë dhe burrat qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore dhe në sektorin e përpunimit, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.

Kriteret që duhet plotësuar GRATË dhe BURRAT  për trajnime janë:

a)                  Tё jenё me moshё mbi  35 vjeç;

b)                  Të jenë nga zonat rurale të komunës Vushtrri;

c)                  Të interesuar në mbajtjen e trajnimeve;

d)                  Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

e)                  Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

f)                   Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve bujqësore;

Gratë kryefamiljare do të kënë përparësi të përzgjedhjes.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrën për bujqësi në komunën e Vushtrrisë, ose mund t’i kërkoni në e-mailin:hafize.veseli@iadk.org ose hajraegzona@gmail.com.  Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat për bujqësi në komunën përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 21.02.2022 në ora 16:00.