IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku dhe Z. Bedri Hamza Kryetari i Komunës së Mitrovicës nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit.

Përmes këtij projekti synohet të ngriten kapacitetet profesionale të grave, mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit si dhe promovimi i përfshirjes të të rinjëve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit dhe projekti të zbatohet me sukses, aktivitet e projektit do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Z. Hamza falenderon IADK-në punën dhe angazhimin e vazhdueshme që i ofrohet komunës së Mitrovicës dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme në zbatim të suksesshëm të projektit. Projektit “Fuqizimi i të rinjëve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” mbështetet nga donatori Zviceran CFD dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës.