Ftesë për aplikim për trajnime dhe grante
Vushtrri dhe Skenderaj
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania. Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e grave/vajzave në zonat rurale në ngritjen e aftësive profesionale në sektorin e përpunimit, të cilat më pastaj do të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra nga puna e tyre.
Për vitin 2022 aktiviteti për trajnime profesionale dhe grante do të përfshij Komunën e Vushtrrisë dhe Skënderajt duke përzgjedhur 2 grupe me nga 15 gra/vajza të cilat do të përcjellin programin e trajnimeve teorike dhe praktike në sektorin përpunimit përkatësisht njërin nga programet: “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”, programi “Qumështar” ose programi për përgatitje të “Ëmbëlsirave”. Programet e akredituara nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimit përmbajnë 15 kredi (300 orё mësimore), ku 30% do të jenë mësim teorik dhe 70% mësim praktik. Varësisht nga numri i të interesuarave do të bëhet përzgjedhja e programit të trajnimit për grup, përparësi do t’u ipet programeve të akredituara të IADK-së.
IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me Komunën e Vushtrrisë dhe Skënderajt do tё investojë nё trajnimin e grupeve të grave për të rritur njohurit e tyre në sektorin e përpunimit, të cilat do të pajisen me çertifikata për aftësim profesional. Përveç zhvillimit të aftësive, projekti do të parashikojë komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidatet më të suksesshme nga ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë çertifikuar. Në kuadër të këtij granti do të ngriten dy njësi përpunuese me një investim nё vlerё prej 12,000.00 € për njësi.Andaj, ftohen gratë/vajzat tё aplikojnë pёr vijimin e njërit nga programet trajnuese për përpunimin e frutave dhe perimeve, përpunimin e qumështit ose përgatitjen e ëmbëlsirave ku pas përfundimit tё trajnimeve dhe certifikimit, do tё aplikojnë pёr njësin përpunuese.
KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE TË KANDIDATËVE:
· Gratë që jetojnë në zona rurale të Komunës së Vushtrrisë dhe Skënderajt;
· Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;
· Edukim i pakualifikuar dhe i kufizuar;
· Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
· Të jenë me moshë 18-50 vjeç;
· Gratë që janë kryefamiljare kanë përparësi të përzgjedhjes;
· Përparësi do të kenë programet e akredituara “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” dhe programi “Qumështar”;
Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:
a) Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: https://biturl.top/RJFJfi
b) Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Vushtrrisë dhe Skënderajt;
c) Përmes adresës elektronike: hafize.veseli@iadk.org & hasan.cena@iadk.org;
d) Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;
Afati për aplikim është i hapur deri me datë 18.02.2022. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 467 531 dhe +383 (0) 49 973 211.