Ftesë për aplikim për trajnime në sektorin e pemëve dhe perimeve

Vushtrri dhe Skënderaj

Ftesë për aplikim për trajnime në sektorin e pemëve dhe perimeve

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania. Në aktivitetin për trajnime të fermerëve ekzistues në sektorin e pemëve dhe perimeve për vitin 2022 është planifikuar trajnimi i dy (2) grupeve të fermerëve nё komunat:Vushtrri dhe Skënderaj.

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё përkrahja e fermerëve ekzistues qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë aktivitetet në fushën e bujqësisё, dhe që nuk janë përkrahur me grante të mëhershme.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime për 30 fermerë të cilët merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve, tё cilёt do tё përcjellin 7 ditё trajnime teorike dhe praktike nё sektorët e lartëcekur. Pas pёrfundimit tё trajnimeve kёta fermerë do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё krijimin e tё hyrave dhe  vet-punësim. Gjithsej, do tё pёrkrahen 17 fermerë me grante nё vlerё nga 3,000.00 €, duke bashkёfinancuar me 10 % tё vlerёs totale tё investimeve.

Përparësi do t’u ipet ideve inovative që ndikojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi, mbrojtjen e mjedisit, zgjerimin e aktiviteteve në sektorin e pemëve dhe perimeve dhe krijimin e tё hyrave. Andaj, ftohen fermerët qё tё aplikojnё pёr ndjekjen e trajnimeve për pemë dhe perime, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, mund tё aplikojnё pёr skemën e granteve tё lartëcekura.

KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR FERMERËT PËR TRAJNIME JANË:

a)                   Kandidatët e interesuar duhet tё jenё nga komunat: Vushtrri dhe Skënderaj;

b)                  Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;

c)                   Janё të angazhuar në sektorin e pemëve dhe perimeve apo kanë potencial që të angazhohen në këtë sektor;

d)                  Tё kenё interes pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve me ide inovative pёr kultivim të pemëve dhe perimeve;

e)                   Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

f)                   Të jenë të papunë.

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:         

·         Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: https://biturl.top/iqA7vm

·         Nëpërmjet adresës elektronike: hasan.cena@iadk.org, sylejman.bunjaku@iadk.org    

·         Zyrat e Drejtorive të Bujqësisë në komunat e lartëpërmendura

·         Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë 

Afati për aplikim është i hapur deri me datë 04.02.2022. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 211 dhe +383 (0) 44 412 475.