Ftesë për sesione informuese
Vushtrri dhe Skënderaj
FTESË PËR SESIONE INFORMUESE
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin trevjeçar (2020-2022): “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komunat partnere.
Projekti do të kontribuoj që fermerët, gratë, të rinjtë, studentët, grupet e margjinalizuara dhe minoritetet, përmes aktiviteteve përkrahëse me grante, punё praktike dhe aftёsim profesional, të krijojnë kushte për aktivitete bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave, punёsimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të tyre.
Në kordinim me komunat është planifikuar koha dhe vendi i mbajtjes së sesioneve informuese, andaj për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit dhe mundësit e aplikimit, ftohen të interesuarit nga grupet e lartcekura që të marrin pjesë në këto takime, që do tё mbahen sipas tabelёs vijuese:
Orari i sesioneve informuese nëpër komuna |
||||
Nr. |
Komuna |
Vendi i mbajtjes |
Data |
Ora |
1 |
Vushtrri |
Zyret e IADK-së, Sfaraçak i Ulёt |
25.01.2022 |
10:00 |
2 |
Skënderaj |
Salla e Kuvendit Komunal Skënderaj |
25.01.2022 |
14:00 |
Sinqerisht,
Zenel Bunjaku
Drejtor Ekzekutiv i IADK-së