Shpallje për aplikim në grante për “START UP” dhe “VETËPUNËSIM”

Mitrovicë e Jugut dhe Shtime

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” me nr. 2020/419-480, projekt dyvjeçar (2020-2022) i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime te cilat janë edhe bashkë-zbatues në ketë projekt.  

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar që pas përfundimit të trajnimeve profesionale përfituesit e trajnimeve te certifikohen në programin për “Vetëpunësim”, të trajnuarit të cilët janë certifikuar do të kenë të drejt aplikimi për grante në këtë thirrje.

Ju njoftojmë qe thirrja është e mbyllur dhe vlenë vetëm për 43 kandidatët e certifikuar në fazën e dytë prandaj, kandidatet potencial për aplikim duhet te përcaktohen a do te aplikojnë për grante  “vetëpunësim” me vlerë 3,000 Euro apo për grante për “start-up” me vlerë 5,000 Euro sepse edhe formate e aplikacionit dhe kriteret ndryshojnë.

Gjatë vitit te dytë (cikli i dytë) të projektit është planifikuar të përkrahen ky numër i përfitueseve:

Komuna

Start Up

Vetë-punësim

Gjithsej

Shtime

6

11

17

Mitrovicë e Jugut

8

1

9

Gjithsej

14

12

26

 

KRITERET E PËRGJITHESHME PËR MBËSHTETJE

Përfituesit nga komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime te cilët kanë ndjekur trajnimet profesionale dhe janë certifikuar me certifikat në kursin për  “Vetëpunësim”;

  • Ideja e propozuar ka ndikim në gjenerimin e të ardhurave, zgjerimin e fermës dhe punësim;
  • Ide e re inovative në sektorin e bujqësisë;
  • Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);
  • Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve bujqësore rrisin punësimin dhe janë biznese/ vetë qëndrueshme;
  • Ideja që promovojnë praktika të mira për  mjedisin;
  • Të shprehin gatishmëri për bashkëfinancim për idenë e propozuar;
  • Kandidatët nga zonat e thella rurale, gratë, vajzat dhe te rinjtë  kanë përparësi në përzgjedhje;
  • Të kenë gatishmëri që pas përzgjedhjes si përfitues të regjistrojnë biznesin e tyre (aplikohet vetëm për përfituesit “start up”).

Aplikacioni mund kërkohen, merren dhe dorëzohet në:

  • Zyrat e IADK-së në Fshatin Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;
  • Përmes  adresave elektronike në te cilën edhe mund te kërkohen informacione shtesë: argjend.gj@live.com, argjend.gjinovci@iadk.org ose blertakuci3@gmail.com; +383 49 973 204

Aplikacionet/biznes plani (së bashku me dokumentet e kërkuara në aplikacion) duhet të dorëzohen deri me datë 21 Janar 2022 në ora 16:00.