Përurohet njësia përpunuese në Komunën e Vushtrrisë
Vushtrri
IADK përuron njësisë përpunuese për përpunimin e frutave dhe perimeve në fshatin Oshlan të Komunës së Vushtrrisë. Pas përfundimit të trajnimeve profesionale në përgatitjen e frutave dhe perimeve të realizuara nga organizata IADK, znj.Habibe Jashari është përzgjedhur përfituese e pajisjeve për të përgatitur produktet të ndryshme të cilat do të lehtësojnë punën dhe do të mundësojnë që të ketë produkte cilësore dhe të sigurta në tregun vendor.
Tani biznesi i ri i hapur “Leni Fresh”, përveç pajisjeve për përpunimin e frutave dhe perimeve është mbështetur edhe me barkode për 100 produkte dhe dizajnimin e etiketave për pesë produkte të ndryshme me të cilat ajo do të jetë present në treg.
Përfituesja e pajisjeve profesionale Habibe Jashari ka shprehur falënderon IADK-në për mbështetjen e ofruar duke mundësuar realizimin e një prej ëndrrave të saj. Znj.Habibe thotë se “Çdo produkt i përgatitur në “Leni Fresh” do i kushtohet kujdes i veçantë dhe ju siguroj se do të punojë vetëm me produkte të shëndetshme”.
Drejtori Ekzektuiv i IADK-së Z. Bunjaku dhe Kryetari i Komunës Z.Ferit Idrizi gjatë ceremonisë shprehen gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë me përkrahjen e grave dhe vajzave në vitet e ardhshme në sektor të ndryshëm të përpunimit dhe bujqësisë.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjeve dhe grave në zonat rurale përmespërfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit ” i mbështetur nga donatori CFD në bashkëpunim me Komunën Vushtrrisë.