Ceremonia e përurimit të njësisë për përpunimin e qumështit “Qumështore Buja”
Lipjan
Pas procesit të përfundimit të
trajnimeve profesionale në përpunimin e qumështit dhe vlerësimit të realizuara
nga organizata IADK në bashkëpunim me komunën e Lipjanit, është përzgjedhur
përfituesja e pajisjeve znj. Bedrije Buja nga fshati Bujan të Komunës së
Lipjanit. Njësia përpunuese është përkrahur me pajisjet për pastrim, matje,
pasterizim, presim, ruajtje dhe paketim.
Për të lehtësuar qasjen në treg dhe shitjen e
produkteve të saj IADK ka mbështetur me barkode për 100 produkte dhe dizajnimin
e etiketave për 5 produkteve të ndryshme.
Drejtori Ekzektuiv i IADK-së Z. Bunjaku dhe
Drejtori i Bujqësisë i Komunës së Lipjanit z.Amrllahu gjatë ceremonisë shprehen gatishmërinë
e tyre që të vazhdojnë me përkrahjen grave dhe vajzave në vitet e ardhshme në
sektor të ndryshëm të përpunimit dhe bujqësisë.
Poashtu përfituesja e
pajisjeve znj. Bedrije Buja ka shprehur falenderim për të pranishmit në për
mbështetjen e ofruar duke mundësuar asaj mundesin per punesim si dhe angazhimin
e shume grave dhe vajzave te tjera te trajnuara ne perpunimin e qumeshtit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjëve dhe grave në zonat rurale perms përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” mbështetur nga donatori Zviceran, CFD në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit.