Përfshirja e të rinjëve në tregun e punës dhe sektorin e bujqësisë

IADK

IADK përmes projekteve të ndryshme ka mbështetur të rinjët e zonave rurale që ata të aftësohen dhe ushtrojnë profesionet e tyre me ndihmesën më të rëndësishme që mund tu ofrohet, pra me udhëzimin dhe profesionalizmin adekuat në sektorin e bujqësisë .

Për të diskutuar rreth përfshirjes të të rinjëve në tregun e punës në kuadër të sektorit të bujqësisë është organizuar tryeza e rrumbullakët, ku pjesëmarrës ishin Drejtori Ekzekutiv i IADKsë përfaqësues të Ministrisë së punës dhe Mirëqenies sociale, përfaqësues të drejtorive të bujqësisë, drejtorive të kulturës rinisë dhe sportit, përfaqësues të zyrave të punësimit, përfaqësues të kuvendit rinor dhe organizata aktive të të rinjëve.

Gjatë diskutimit me të pranishmit dhe panelistët është vlerësuar se është shumë e nevojshme koordinimi i akterëve nga Ministritë, Drejtoritë Komunale, Zyrat e punësimit dhe perfaqesuesit e të rinjeve për t'i mundësuar qasje dhe informacione edhe të rinjve nga zonat rurale në kuadë të projekteve të shumta që mbështesin angazhimin e tyre në sektorin e bujqësisë dhe perpunimti të ushqimit.

Ky aktivitet u mbeshtetë në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave dhe të rinjve nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”