Zhvillohen trajnimet profesionale me grupet nga Mitrovica Jugore dhe Shtime
Mitrovicë e Jugut dhe Shtime
IADK po i zhvillon trajnimet me grupin e parë, dytë dhe tretë të 45-të përfituesve të trajnimeve nga Mitrovica Jugore dhe Shtime në kursin “Menaxherët e shërbimeve të biznesit dhe administratës” në Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë te Jugut dhe Ferizaj. Kursi në veçanti fokusohet në ndërtimin e kapacitetit nga analizimi i idesë së biznesit deri te hapja apo fillimi i biznesit i cili do të ndikoj në rritjen e vendeve te punës.
Trajnimi zgjatë dhjetë ditë dhe në fund të trajnimit kursantët testohen dhe çertifikohen me çertifikatë të njohur nga APRK-MPMS. Shtesë, kursantët e çertifikuar do të kenë mundësi të vazhdojnë në hapat e mëtutjeshëm të përkrahjes potenciale në përfitimin e granteve.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.