Përurohet njësia përpunuese në Komunën e Vitisë
Viti
Me datë 16.12.2021 u mbajt ceremonia e përurimit të
njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave “Alba’s Cakes” tek përfituesja Alba
Zejnullahu në fshatin Ramjan të Komunës së Vitisë. Kjo mbështetje është arritur
pas ndjekjes dhe vlerësimit të suksesshëm gjatë trajnimeve profesionale në
përgatitjen e ëmbëlsirave të realizuara nga organizata IADK.
Alba’s Cakes është mbështetur me grant në vlerë prej 12,000.00 Euro me pajisje profesionale për të përgatitur produktet të ndryshme të
cilat do të lehtësojnë punën dhe do të mundësojnë që të ketë produkte cilësore
dhe të sigurta në tregun vendor. Për të lehtësuar qasjen në treg dhe shitjen e
produkteve të saj IADK ka mbështetur me barkode për 100 produkte dhe dizajnimin
e etiketave për 5 ëmbëlsira të ndryshme.
Përfituesja e pajisjeve profesionale Alba Zejnullahu ka
shprehur se si pasion të saj gjithmonë ka pasur gatimin e produkteve të ëmbla
në veçanti ëmbëlsirave me dekore të ndryshme dhe biskotave ku falënderon IADK-në për mbështetjen e ofruar duke mundësuar realizimin e një prej
ëndrrave të saj.
Alba thotë se “Çdo produkt i përgatitur në Alba’s Cakes
do i kushtohet kujdes i veçantë për të siguruar që çdo kafshatë do ju krijoj momente lumturie përmes shijes dhe dekoreve mbresëlënëse”.
Drejtori Ekzektuiv i IADK-së Z. Bunjaku dhe Kryetari i
Komunës Z. Haliti gjatë ceremonisë shprehen gatishmërinë e tyre që të
vazhdojnë me përkrahjen grave dhe vajzave në vitet e ardhshme në sektor të
ndryshëm të përpunimit dhe bujqësisë.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi
i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të
Kosovës” mbështetur nga donatori Gjerman “Brot für die Welt” në
bashkëpunim me Komunën Vitisë.
Për më shumë informata klikoni në linkun: https://bit.ly/3E3YX9a