IADK çertifikon kandidatet në sektorët e përpunimit
IADK
Më datën 08.12.2021 është organizuar ceremonia e çertifikimit të grupeve të para për 24 kandidatët nga Komuna Vushtrrisë dhe Lipjanit, të cilët kanë vijuar me sukses 18 ditë trajnime profesionale në sektorin e përpunimit, përkatësisht në programet “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”.
Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programeve të akredituara dhe validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, kandidatet kanë marrë çertifikata të arritshmëris në kualifikimin: Qumështar, Niveli i III, dhe Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” me nga 6 kredi apo 120 orë mësimore sipas Kornizes Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku, uroi kandidatët për përkushtimin dhe suksesin e tyre të treguar gjatë trajnimeve në sektorin e përpunimit të qumështit dhe sektorin e përpunimit të frutave dhe perimeve.
Po ashtu me 2 nga kandidatët të cilat kanë vijuar trajnimin në mënyre të sukseshme u nënshkruan kontratat për dhënje të granteve, të cilat do të furnizohen me pajisje për përpunimin e qumështit dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Të cilat do të kenë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre duke përgatitur dhe shitur produkte të ndryshme të konservuara dhe produkte të qumështit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit“, i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra.