IADK realizon vizita studimore në sektorin e përpunimit
Viti, Podujev, Fushë Kosovë, Vushtrri, Mitrovicë
Gjatë muajit Tetor dhe Nëntor 2021, janë organizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave në sektorin e përpunimit me dy grupet e kandidateve nga Komuna Vushtrrisë dhe Lipjanit, të cilët janë duke vijuar trajnimet profesionale në programin “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”.
Gjatë këtyre vizitave janë vizituar fabrika për përpunimin e frutave dhe perimeve “Laberion” Podujev, njësitë përpunuese “Kastrioti” Podujev, “GRASEP” Viti, “Nature Traditionale Taste” Vushtrri, ku kandidatët nga programi “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”, patën mundësinë që të shohin nga afër, pranimin e lëndës së parë, procesin e përpunimit të frutave dhe perimeve të ndryshme dhe ambalazhimin e produkteve finale.
Kandidatët nga programi “Qumështar” kanë vizituar fabrikën “Bylmeti” Fushë Kosovë, njësitë përpunuese të qumështit “Bon appetit” Viti, “Ferma e dhive “Shala” Mitrovicë, pikë grumbullues të qumështit “Arironi” Vushtrri, ku kanë parë për së afërmi proceset e ndryshme gjatë përpunimit të qumështit, mënyrën e përgatitjes së produkteve të qumështit si dhe ruajtjen e tyre.
IADK falënderon fabrikat dhe njësitë përpunuese për mundësin e ofruar për kandidatët që të shohin punën praktike në përpunimin e produkteve dhe mundësinë e angazhimit të tyre në të ardhmën.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit“, i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra.