IADK mbështetë transportin e donacionit të pajisjeve shkollore nga Gjermania

Vushtrri

Shkolla fillore “Lumni Surdulli” nga fshati Samadrexhë, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur me pajisje shkollore nga shkolla Gjermane “Zweckverband Berufliches Schulzentrum Kempten (Allgäu)”. Gjithë aktiviteti ka rrjedhur nga vizita e ekspertit nga organizata Senior Expert Service  Dr. phil. Josef Fröhlich, ku së bashku me stafin e IADK-së kanë vizituar shkollën fillore “Lumni Surdulli”, ku pas vizitës ka njoftuar qe shkolla ku ai ka punuar për më shumë se 20 vite do të bëjë dhurimin e disa pajisjeve shkollore të cilat nuk janë duke i përdorur aktualisht.

Organizata IADK ka shprehur gatishmërinë qe te organizoj procesin dhe mbulojë shpenzimet e transportit të pajisjeve të dhuruara nga Gjermania si : tavolina shkollore njëshe (37), tavolina shkollore tandem (23), karrika (82), tavolina për mësues (5), tavolina (4), projektor (10), projektor me dritë (3), kompjuter (5) dhe monitor (29), me qëllim që nxënësve dhe arsimtarëve te kësaj shkolle të ju ofrohen kushte më të mira për procesin mësimor.

Drejtori i shkollës fillore “Lumni Surdulli”  Z. Mexhit Maloku ka shprehur fjalë falënderimi si për IADK dhe për donatorin ne emër te shkollës për donacioni e pranuar, ku thekson se përmirësimi i  infrastrukturës ne shkollën e tyre ndikon qe nxënësit te mësojnë me teknika më te avancuara dhe kjo rezulton në një të ardhme më të suksesshme.