IADK shpërndanë mekanizëm bujqësor për fermerët në sektorin e blegtorisë

Kamenicë

Me datë 13.10.2021, IADK ka përfunduar shpërndarjen e pakove mbështetëse për grupin e fermerëve nga Komuna e Kamenicës, të cilët kanë ndjekur trajnimet profesionale në sektorin e blegtorisë. IADK krahas avancimit të fermerëve në aspektin profesional, po ashtu atyre ua ka mundësuar që të aplikojnë në skemën e granteve për mbështetje direkte në sektorin e blegtorisë, në vlerë prej 3,000.00 .

Nga 13 fermerë pjesëmarrës në trajnime 10 prej tyre janë përzgjedhur për mbështetje me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Kjo mbështetje do të lehtësoj aplikimin e teknikave adekuate për një menaxhim të mirëfilltë të fermave blegtorale, duke ndikuar në ngritjen e kapaciteteve prodhuese. Për më tepër, disa prej tyre janë mbështetur me makina mjelëse, bidona për qumësht dhe laktofriz, të cilat do të shërbejnë në grumbullimin, ruajtjen dhe përmirësim e  cilësisë së qumështit.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Kamenicës.