Përfituesit e serrave furnizohen me fidanë të sallatës
Vushtrri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti
IADK ka finalizuar projektin e ndërtimit të serrave për 31 përfitues të granteve në sektorin e perimeve, të cilët kanë përfituar serra me sipërfaqe prej 176 m², inpute të nevojshme përcjellëse, motokultivator me frezë, dhe së fundmi edhe me material mbjellës për sezonën vjeshtore. Në varësi të kërkesave të përfituesve janë kryer edhe furnizimet me farëra të spinaqit, qepujka dhe fidane të sallatës së gjelbër.
Gjatë kësaj jave përfituesit që kanë shprehë interesim për kultivimin e sallatës, janë furnizuar me fidane të sallatës, duke ju ofruar edhe këshilla profesionale për teknikën e kultivimit të tyre. Përfituesit e përkrahur me serra janë nga komunat: Vushtrri, Skënderaj, Lipjan dhe Viti.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për punësim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe komunat partnere.