IADK vazhdon përkrahjen e përfituesëve në krijim të bizneseve fillesatre dhe vet-punësimit
Mitrovicë
IADK ka organizuar një Ceremoni të Shpërndarjes së Pajisjeve Bujqësore në Mitrovicën e Jugut për 18 përfitues më 6 tetor 2021 nga ora 10:00 - 11:30 ku u takuan partnerët e projektit, palët e interesit dhe përfituesit e vitit të parë nga Mitrovica e Jugut.
Fjalimet u mbajtën nga:
- Z. Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK
- Z. Luigi Brusa - Shef i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
- Z. Agim Bahtiri - Kryetar i Komunës së Mitrovicës Jugore
- Znj. Adelina Beka – Përfituese e pajisjeve për përpunim të ushqimit
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së - Zenel Bunjaku, shprehu falenderime për mbështetjen financiare nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kontribut ky që ka mundësuar përkrahjen e përfituesve të projektit në fjalë. Gjithashtu, ai shprehu falenderime Komunës së Mitrovicës Jugore për partneritetin afatgjatë si dhe bashkëfinancimin e siguruar nga ta.
Shefi i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë - Luigi Brusa uroi të gjithë përfituesit, falenderoi organizatën IADK dhe partnerët e saj, si dhe theksoi rëndësinë që kanë pajisjet bujqësore të dhuruara për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin në fermën përfituesve.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore – Agim Bahtiri, falenderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme në çdo sferë, e sidomos në përkrahjen financiare të dhënë përmes projekteve ku përkrahet bujqësia dhe fermerët në sektorë të ndryshëm.
Përfituesja e pajisjeve për përpunim të ushqimit – Adelina Beka, falenderoi të gjithë për përkrahjen që ka mundësuar atë të marrë pjesë në trajnim për vetë-punësim në Qendrën për Aftësim Profesional në Mitrovicë si dhe pranimin e pajisjeve për përpunim të ushqimit. Sot, Adelina mund të përballojë më shumë kërkesa për embëlsira sesa kur nuk i kishte pajisjet e dhuruara.
18 përfitues të vitit të parë nga Mitrovica e Jugut vijnë nga fshatra dhe zona të ndryshme rurale në të gjithë komunën. Sa i përket punësimit, të 18 përfituesit nga Mitrovica e Jugut ishin punëkërkues të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Mitrovicën Jugore. Sa i përket sektorëve, 18 përfituesit nga Mitrovica e Jugut bëjnë pjesë në sektor të perimtarisë, blegtorisë dhe shpeztarisë, bletarisë, dhe përpunimit të ushqimit.
Avantazhi i përdorimit të pajisjeve bujqësore është se ato janë të afta të bëjnë maksimumin në kohën minimale, duke ulur koston e operacioneve bujqësore. Për më tepër, keto pajisje do të ndikojnë në rritjen e sipërfaqeve të punuara të tokës rritjen të ardhurat e tyre dhe do të përmirësojnë standardet e jetesës dhe do të kontribuojnë për të pasur më shumë produkte të freskëta vendore në treg.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.