Ekspertat Gjermanë ndajnë përvojat e tyre me IADK-në

IADK

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të stafit në sektorin e përpunimit të IADK-së për realizimin e trajnimeve profesionale në programet e akredituara “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” organizata IADK ka angazhuar 3 ekspert Gjerman nga organizata “Senior Experten Service” (Dr. Phil, Josef Fröhlich, Dipl.oek. troph. Luise Keßler, Prof. Dr. Friedrich-Karl Lücke) të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre me stafin e IADK-së si dhe grupet e kandidatëve të cilat janë duke vijuar trajnimet ne programet e akredituara.

Ekspertet e angazhuar janë të profileve të ndryshme nga sektori i përpunimit të ushqimit ku gjatë qëndrimit të tyre janë njoftuar me aktivitetet të cilat i realizon organizata IADK, përfituesit e saj, fermerët, pikat grumbulluese dhe përpunuese.

Për informata më të hollësishme për të gjithë të interesuarit që të angazhojnë ekspertët Gjerman nga organizata SES në fushën e bujqësisë dhe agro përpunimit mund të kontaktoni në adresën elektronike: hasan.cena@iadk.org apo përmes numrit të telefonit: +383 49 973 211.